LOADING

Type to search

U arrestua në Igumenicë, lirohet Edmond Bego

Kronikë

U arrestua në Igumenicë, lirohet Edmond Bego

Share

Edmond Bego është liruar nga autoritetet greke në Igumenicë, pasi u ndalua për disa ditë.
Tema shkruan se lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, i cili ka sqaruar se ndalimi ishte bërë pas një keqkuptimi nga grekët.

Ai tha se Bego është liruar dhe po udhëton drejt Shqipërisë.Sipas tij, policia greke e kishte ndaluar Begon gabimisht, për një dënim në Itali, të cilin ai e kishte shlyer.
Interpol Roma i ka nisur Interpol Athinës një dokument, ku sqarohet se Bego nuk ka asnjë çështje të hapur me drejtësinë italiane.

Në dokument specifikohet qartë se biznesmeni shqiptar nuk është në kërkim nga asnjë agjenci italiane, ndaj dhe ai është liruar.Ndalimi i Begos u kthye në një çështje politike këto dite, duke qenë se PD pretendonte se ai kishte mbrojtje politike.
Por, policia greke i ka nxjerrë bllof, pasi pas verifikimeve, e ka liruar Begon.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *