LOADING

Type to search

Pronat, çështja që implikon të gjitha qeveritë shqiptare, PD-PS ‘bombardojnë’ me letra Strasburgun

Aktualitet

Pronat, çështja që implikon të gjitha qeveritë shqiptare, PD-PS ‘bombardojnë’ me letra Strasburgun

Share

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë ‘bombarduar’ me letra Strasburgun, pas audiopërgjimit të publikuar në mediat shqiptare, ku qeveria shantazhonte gjyqtarin shqiptar të Strasburgut për çështjen e pronave.

Duket se kjo çështje ka alarmuar të dyja kahet politike, të cilët nuk po gjejnë qetësi pas publikimit të audiopërgjimit, duke treguar se kjo çshtë prek të dyja palët, pasi në fakt problemit të pronave nuk ka mundur t’i japë zgjidhje asnjë qeveri.

Nga ana e PS është nënkryetari i KQZ, Denad Biba, i cili ka deklaruar se do i drejtohet me një letër kryetarit të Gjykatës së Strasburgut për këtë çështje.

“Kam vendosur ti drejtohem me letër Presidentit të Strasburgut ku do i shpjegoj versionin tim të ngjarjeve, do i shpreh shqetësimin tim për manipulimin e kësaj situate, që individë që punojnë në atë gjykatë, duke qenë se nuk jam në dijeni se kush e ka bërë atë përgjim, apo struktura të gjykatës kanë përgjuar pa asnjë lloj mandati dhe paralajmërimi një bisedë mes një gjyqtari dhe një punonjësi të lartë të një shteti anëtar të Këshillit të Europës, është e papranueshme që kjo të ndodhë në tempullin e drejtësisë”, tha Biba.

Nga ana tjetër, përmes deputetes Jorida Tabaku, PD njoftoi sot se ka dërguar letër në Strasburg, ku ndër të tjera i shpreh shqetësimin se qeveria shqiptare nuk ka qenë asnjëherë në drejtim të zgjidhjes së problemit të pronës.

Letra e PD

Arsyeja se përse qeveria dërgoi z. Biba si një mesazher lidhet me një çështje të rëndësishme; pronën! Kjo nuk është diçka e re për qeverinë në trajtimin e çështjes së pronës, për këtë arsye këtë pranverë Partia Demokratike ka informuar Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për veprimet arbitrare të Qeverisë dhe mjetet ligjore të përdorura duke cenuar rëndë drejtën e pronës nga viti 2014 e në vijim.

Politika e ndjekur nga ana e Qeverisë Shqiptare nuk ka qenë në asnjë rast në drejtim të zgjidhjes së problemit të pronës. Qeveria “Rama” është angazhuar në drejtim të shpronësimit të dytë të pronarëve, në shërbim të pasurimit të një grupi personash nën termin “pronarë të rinj” që në fakt janë uzurpues të paligjshëm të pronave.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *