po ngarkohet...

Type to search

Gjëja që kurrë nuk mund ta kemi mjaftueshëm, është dashuria! (Henry Miller)

Personazhe

Gjëja që kurrë nuk mund ta kemi mjaftueshëm, është dashuria! (Henry Miller)

Ndaje me miqtë

Henry Miller ( 1891 – 1980) – ishte shkrimtar amerikan.

Ai është i njohur për zhvillimin e një lloj novele gjysëm biografike, e cila i përmbante brenda vetes karakterin studiues, kritikën shoqërore, reflektimin filozofik, seksin dhe misticizmin.
Ai gjithashtu shkroi kujtime nga udhëtimet dhe kritika letrare dhe gjithashtu pikturonte në akuarel.

Në vijim, mund të lexoni disa nga thëniet apo frazat e tij nëpër libra dhe pas tyre, mësoni pak nga jeta e këtij shkrimtari të madh…

12 FRAZA NGA HENRY MILLER
1. “Një gjë të cilën ne kurrë nuk mund ta kemi mjaftueshëm është dashuria.

Dhe një gjë të cilën ne kurrë nuk mund ta japim mjaftueshëm është dashuria”.

2. “Anais, nuk di se si ta përshkruaj atë çka përjetoj.

Jetoj në pritje të përhershme.

Ti vjen dhe koha rrjedh si në ëndërr.

Pikërisht kur ikën, bëhem përnjëmend i vetëdijshëm për praninë tënde.

Por atëherë është tepër vonë.

Ti më topit… (fragment nga letra për të dashurën Anais)”

3. “Të gjithë thonë se seksi është i pahijshëm.

E vetmja gjë e pahijshme është lufta”.

4. “Unë s’kam para, s’kam burime, s’kam shpresë.

Unë jam njeriu më i lumtur në botë”.

5. “Ne e krijojmë fatin tonë çdo ditë”.

6. “Mundësia më e jashtëzakonshme që jeta e ofron, është të qenurit njerëzor”.

7. “Jeta vazhdon tutje, pavarësisht nesë ne veprojmë si qyqarë, apo si heronj.

Jeta nuk ka asnjë disiplinë tjetër për të imponuar, përveç se për ta pranuar jetën pa mëdyshje.

Çdo gjë para së cilës i mbyllim sytë, çdo gjë prej së cilës ikim, çdo gjë që e mohojmë, e denigrojmë ose e përçmojmë, shërben për të na mposhtur neve në fund”

8. “Ajo që duket e ndyrë, e dhimbshme dhe djallëzore, mund të bëhet një burim i madh i bukurisë, kënaqësisë dhe forcës, nëse me të përballemi me mendje të hapur.

Secili moment është i art për atë që e ka vizionin për ta njohur atë si të tillë”.

9. “Në momentin që dikush i kushton vëmendje të madhe një gjëje, madje qoftë ajo edhe një fije bari, ajo në vetvete bëhet një botë e mistershme, mbreslënëse dhe madhështore”.

Nga Libri “Tropic of Cancer”
10. “Unë jam një egoist, por nuk jam vetiak.

Ekziston një dallim.

Mendoj se jam nevrik.

Nuk mund të ndaloj së menduari për veten.

Nuk është se e mendoj veten shumë të rëndësishëm…

Unë thjesht nuk mund të mendoj për asgjë tjetër, kjo është e gjitha.

Nëse do të mund të bija në dashuri me një grua, kjo ndoshta edhe do të më ndihmonte pak.

Por nuk mund ta gjejë asnjë grua që më intereson”.

11. “Dhe për atë moment të vetëm lirie, juve ju duhet t’i dëgjoni gjithë ato broçkulla dashurie… Kjo nganjëherë më bën të krisur!

Dua t’i largoj menjëherë…

Dua tani dhe kam dashur edhe atëherë.

Por kjo nuk i mban ato larg.

12. “Në fakt, femrat e pëlqejnë këtë.

Sa më pak që i vëreni ato, aq më shumë ato vrapojnë pas jush.

Ekziston diçka e mbrapshtë tek gratë… që të gjitha ato në zemër janë mazokiste”.

Lini komentin tuaj

Your email address will not be published. Required fields are marked *