LOADING

Type to search

Ballkani Lajme News

Virusi i Nilit kërdinë në Greqi, Serbi dhe Kosovë, në Shqipëri autoritetet janë ende me pushime

Share

Virusi i Nilit ka shkaktuar panik në Ballkan duke sjellë vdekjen e të paktën 13 personave në Serbi dhe 11 të tjerëve në Greqi. Wshtë konfirmuar edhe një i vdekur edhe në Kosovë, ndërsa numri i të prekurve është me qindra.

Por, nëse autoritetet e shteteve respektive kanë dhënë alarmin duke filluar urgjentisht dezinfektimin e zonave me prezencë të lartë mushkonjash, në Shqipëri duket se shteti nuk ka mbaruar pushimet.

Ministria e Shëndetësisë shpërndau një fletëpalosje me këshilla dje duke kërkuar nga qytetarët që të visheshin trashë dhe të vendosnin rrjeta tek dritaret duke mos dhënë asnjë detaj mbi masat që po merren.
Zgjidhja sipas autoriteteve shqiptare nuk është dezinfektimi i zonave me prezencë të madhe mushkonjash, të cilat konsiderohen edhe si shpërndarëset e këtij virusi të rrezikshëm.

Grekët kanë filluar spërkatjen masive kundër mushkonjave, po ashtu dhe serbët, ndërsa çuditërisht na del se shqiptarët janë imun dhe nuk ka as të deklaruar si të prekur dhe as masa të marra.

Çfarë është Virusi i Nilit?

Virusi i Nilit është një virus që shpërndahet përmes pickimit të mushkonjave, të cilat më parë kanë patur kontakt me kafshë të ngordhura apo me gjak të kontaminuar.

Rrezikshmëria e tij qendron tek fakti se nuk jep shenja deri në momentin kur situata shëndetësore e të prekurit rëndohet.

Sipas Qendrës Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve, 1 në 150 persona të prekur kanë simptoma serioze dhe tij, të cilat çojnë deri në humbje jete, ndërsa shumë të tjera kanë shenja të ndryshme siç janë temperatura apo dhimbje të trupit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *