LOADING

Type to search

Life Style

5 destinacionet më të bukura në vjeshtë, Shqipëria në vendin e parë!

Share

Prestigjozja italiane “Ansa” ka publikuar një artikull ku u sugjeron turistëve pesë vendet më të bukura që duhet të vizitojnë gjatë sezonit të vjeshtës. Vendin e parë në këtë listë e mban pikërisht Shqipëria. “Ansa” ka theksuar veç bukurisë natyrore edhe kulturën dhe bregdetin magjepsës të vendit tonë, shkruan Bordo.al.

“Le të fillojmë nga ajo që disa e konsiderojnë Kroacinë e re, një krahasim që nuk është aspak i ekzagjëruar. Shqipëria është e pasur me histori, kulturë, plazhe të bukura dhe natyrë të harlisur. Përveç kësaj është lehtësisht e arritshme nga Italia dhe ka kosto shumë të moderuar. Shtatori është koha ideale për ta vizituar atë, ku ju do të keni mundësi të zbuloni mbi 460 km të brigjeve të saj pa grumbullimet e shumta të verës dhe me një klimë të freskët mesdhetare. Nëse deti ju tërheq, atëherë nuk keni veçse vështirësinë e zgjedhjes: nga Velipoja, plazhi i parë që takoni përgjatë Rivierës shqiptare në Palasën e bardhë, nga ngjyrat ekzotike të arkipelagut të Ksamilit, në jug të Sarandës, në gadishullin e egër të Karaburunit” – ka shkruar “Ansa”.

Ndërkohë, në vend të dytë renditet Zanzibar, duke u pasuar nga Buenos Aries në vend të tretë, më pas në vend të katërt Marrakech dhe në vend të pestë renditet Korfuz.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *